Mirënjohje dhe pranimi i termeve

Shqip IPTV është e angazhuar për të mbrojtur privatësinë tuaj. Kjo Deklaratë e Privatësisë përcakton praktikat tona aktuale të privatësisë në lidhje me informacionin që mbledhim kur ju ose kompjuteri juaj ndërveprojnë me mediptv.com. Duke hyrë në mediptv.com, ju e pranoni dhe kuptoni plotësisht Deklaratën tonë të Privatësisë dhe pajtoheni lirshëm me mbledhjen e informacionit dhe praktikat e përdorimit të përshkruara në këtë Deklaratë Private të websajtit.

Klientët pjesmarrës, politika tregtare, Webfaqet e palëve të treta.

Shërbimet dhe ofertat e lidhura me këtë website, duke përfshirë të gjitha faqet e tjera të internetit, kanë deklaratat e tyre të privatësisë që mund të shihen duke klikuar në lidhjet përkatëse brenda çdo faqeje përkatëse. Shqip IPTV nuk është përgjegjës për praktikat e privatësisë ose përmbajtjen e faqeve të palëve të treta ose klientëve. Ne rekomandojmë dhe inkurajojmë që gjithmonë t’i rishikoni politikat e privatësisë së tregtarëve dhe palëve të treta para se të jepni ndonjë informacion personal ose të përfundoni ndonjë transaksion me palët e tilla.

Informacioni që mbledhim nga ju

Shqip IPTV mbledh informacione të caktuara nga ju dhe për përdoruesit e tij në tri mënyra: drejtpërdrejt nga klikimet në serverin tonë dhe nga përdoruesit. Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne mund të gjurmojmë informacione për të administruar websajtin dhe për të analizuar përdorimin e tij me qëllim që t’i shërbejmë më mirë vizitorëve dhe klientëve tanë.

Ndryshimet në këtë deklaratë

Shqip IPTV ka diskrecionin për të përditësuar herë pas here këtë deklaratë të privatësisë. Ne ju inkurajojmë që të rishikoni periodikisht këtë deklaratë të privatësisë për të qëndruar i informuar rreth asaj se si po ndihmojmë për të mbrojtur informacionet personale që mbledhim.

Marrëveshja

Kjo marrëveshje e shërbimit është në mes klientit dhe Shqip IPTV e cila nuk ka seli dhe punon vetëm online. Të dyja palët duhet lexuar dhe duhet të pajtohen plotësisht me këtë marrëveshje.

Shërbimi

Shqip IPTV mundëson të shikoni kanalet televizive nëpërmjet internetit me teknologjinë më të fundit IPTV. Palët duhet të bien dakord me shërbimin vijues që ofron kompania Shqip IPTV:

  • Shikimin e kanaleve televizive drejtpërdrejtë nëpërmjet sistemit IPTV me internet, pa pasur nevojë për antenë satelitore.
  • Shikimin e kanaleve televizive në 24 orë Live dhe drejtpërdrejt.

Parakushtet e shërbimit

Shqip IPTV, siguron shërbim për klientin vetëm nëse klienti posedon pajisje Smart: Android, iOS, Samsung, LG, MAG Device, Amiko dhe PC. Kjo pajisje mund të jet smartphone, tablet, resiver, televizor etj. Po ashtu domosdoshmërisht klienti duhet të posedoj lidhje të internetit. Shpejtësia e nevojshme që platforma Shqip IPTV të funksionoj pa ndërprerje është 7 MB/s (megabit për sekond) për kanalet Standard Definition (SD), ndërsa 10 MB/s për kanalet High Definition (HD) dhe 15 MB/s per kanalet Full High Definition (FHD). Shpejtësia e internetit në të gjitha shërbimet internetit në botë është e luhatshme prandaj sugjerohet që klienti të ketë shpejtësinë e internetit së paku 10 MB/s. Nëse shpejtësia e internetit të klientit bie nën minimumin e cekur më lart, atëherë është më se e mundshme që klienti ka probleme me pranimin e sinjalit të kanaleve që i transmeton platforma MED IPTV.

Çmimet

Shqip IPTV ofron shërbim edhe me parapagim. Çmimet e shërbimit dhe ndryshimi i tyre postohet në webfaqen e Shqip IPTV si dhe në faqen zyrtare të rrjetit social Facebook. Klienti duhet paraprakisht të posedoj pajisje për qasjen në shërbimin e Shqip IPTV.

Mënyrat e pagesës

Pagesat për abonimet e shërbimit Shqip IPTV mund të bëhen online: me PayPal, me kartelë bankare si: Visa, MasterCard, American Express, Discover si dhe me transfer parash si: WesternUnion, 

Rastet kur nuk kthehet pagesa

  • Klientit nuk i kthehet pagesa për muajt e shërbimit që klienti i ka shfrytezuar.
  • Klienti pranon të gjitha shërbimet nga Shqip IPTV. Me arsyen “nuk më pëlqen pakoja dhe emisionet që shfaqen në kanalet televizive”, klienti nuk ka të drejtë të ndërprejë shërbimin, sepse:
  • Shqip IPTV nuk është përgjegjëse rreth përmbajtjes që transmetohet në kanalet televizive.
  • Çdo klient para se të merr shërbimin e Shqip IPTV së pari është mirë të marrë test falas 24 orë dhe pas marrjes së informatave specifike për shërbim, klienti vet vendos që të porosis shërbimin apo jo.
  • Kur Klienti kyqet në të njëjtin abonim në 2 pajisje te ndryshme, e kurse në një abonim keni të drejtë shikimin e kanaleve televizive vetëm në një pajisje. Në këtë rast asesi klientit nuk i kthehen paratë dhe pagesa e bërë. Kështu që bëni KUJDES se çfarë bëni!!!

Kthimi i pagesës bëhet vetëm nëse

  • Nëse pas pagesës, megjithatë nuk dëshiron shërbimin e Shqip IPTV në kohën prej 24 orëve. Në këtë rast, klienti ka të drejtë të ndërprerjes së shërbimit tonë dhe do t’i kthehen të hollat e pagesës për kohën e pashfrytëzuar, por vlerën e harxhimeve të transaksionit të pagesës shqip IPTV nuk e merr, por atë duhet ta paguajë klienti.

Përkrahje teknike

Shqip IPTV ofron mbështetje teknike vetëm për shërbimin e tij. Të gjitha problemet jashtë këtyre suazave nuk do të përkrahen për shkak të shumë faktorëve të përfshirë.

Klienti mund të merr mbështetje teknike nga Shqip IPTV në këto mënyra: përmes e-mailit duke dërguar e-mail në: shqip-iptv@hotmail.com, përmes menu-së “Ndihme” në opsionin “Bisedo Live me Operatorin ”, përmes telefonit në numrat që gjenden në faqen “Kontakt” dhe nëpërmes menu-së “Kontakti”.

Digital Albanian TV © 2012-2019